Gashi takon përfaqësuesit nga ContourGlobal, ERM, Cons dhe MZHE

Kosova

Gashi takon përfaqësuesit nga ContourGlobal, ERM, Cons dhe MZHE

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 12:55
Gashi dhe përfaqësuesit nga ContourGlobal, ERM, Cons dhe MZHE

Me rastin e fillimit të debateve dhe konsultimeve me komunitetin, për fillimin e ndërtimi të TC "Kosova e Re", kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi takoi përfaqësuesit e kompanive kontraktuese me të cilët diskutoi dhe kërkoi edhe njëher respektim karshi komunitetit dhe kërkesave të tyre në veçanti.

Po ashtu Gashi rikujtoi shkresat që komuna ka parashtruar tek departamentet gjegjëse si në Qeveri ashtu edhe tek ContourGloba, transmeton gazeta "Bota sot".

Nga ana tjetër Liridon Mavriqi nga ContourGlobal, duke falenderuar kryetarin për bashkëpunimin u shpreh i gatshëm në respektimin e kërkesave të komunitetit.
Konsultimet, debatet dhe prezentimet me qytetarët do të vazhdojnë për dhjetë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat