Komuna e Rahovecit njofton se ka ndërruar jetë asamblisti i kësaj komune Astrit Thaçi.
Kryetari i komunës Smajl Latifi ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, degën e PDK-së anëtar i së cilës ishte i ndjeri dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Në këto momente pikëllimi e dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Thaçi, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Astritit! Familja humbi njeriun e dashur e të devotshëm, shoqëria njeriun e angazhuar, ndërsa ne humbëm mikun e aktivistin e denjë. Njëkohësisht, ngushëllime të sinqerta edhe degës së PDK-së në Rahovec për humbjen e këtij anëtari të përkushtuar e besnik! Kërkoj që të ndajmë së bashku këto momente dhimbjeje e pikëllimi dhe ta përcjellim së bashku Astritin në amshim, ashtu siç e meriton një familjar, shok, mik e bashkëpunëtor’, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Latifi.