Sindikata e Re e KEK-ut, kundër Blerand Stavilecit për drejtor menaxhues

Kosova

Sindikata e Re e KEK-ut, kundër Blerand Stavilecit për drejtor menaxhues

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 14:55
Blerand Stavileci

Drejtues të Sindikatës së Re të KEK-ut, kanë komentuar zhvillimet e fundit për konkursin e drejtorit menaxhues të KEK-ut.

Ata parapëlqejnë që politika t’i ketë larg duart në konkursin, cili është mbyllur të martën.     

Nënkryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica ka lënë të kuptojë se është kundër kandidatit për drejtor menaxhues, Blerand Stavileci, pasi sipas tij ‘kullerët’ prej partive politike nuk e respektojnë Ligjin për ndërmarrjet publike.

Postimi i tij në Facebook

Jam duke i parë ambiciet e disa kullerave që prej partive politike që të vinë drejtor menaxhues të KEK-ut.

E kuptojmë që ju nuk e respektoni ligjin sepse ligji për ndërmarrjet publike neni 17 pika 2( k) nuk lejon nga partitë politike të vijnë dhe ta drejtojnë ndërmarrjen publike ku citohet:

Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një ndërmarrje publike nëse është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik i emëruar politikë ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.

Prandaj këta kullerat e partisë qe po pretendojnë me ardhur edhe me udhëhequr KEK-un nuk e kanë as të drejtën ligjore.

Ju lutem kujdes mos veproni si me PTK-në sepse KEK-u ka rëndësi të veçantë dhe jetike për vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat