Kuvendi kërkon sqarime për zvarritjen e punimeve në rrugën Podujevë -Prishtinë

Kosova

Kuvendi kërkon sqarime për zvarritjen e punimeve në rrugën Podujevë -Prishtinë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 15:42
Rruga Podujevë -Prishtinë

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme ku ka diskutuar për zvarritjen e punimeve në zgjerimin e rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë.

niciuesi i mbledhjes së jashtëzakonshme, këshilltari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbër Blaku, falënderoi të gjitha grupet politike në Kuvend për mbështetjen e dhënë dhe kërkoi që kjo temë të trajtohet përtej interesave politike e partiake.

Këshilltari Blaku kërkoi që në kuadër të kësaj iniciative të krijohet një grup nga Kuvendi, i cili do të takohet me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për të diskutuar në lidhje me vonesat në punime dhe për ta kërkuar planin dinamik të projektit.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avni Fetahu, mbështeti debatin për çështjen e vonesave në kryerjen e punimeve në magjistralen Podujevë – Prishtinë dhe kërkoi nga ekzekutivi komunal të tregojë nëse ka ndonjë informacion në lidhje me këtë projekt dhe atë ta paraqes në Kuvend.

Ndërsa shefi i Grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, tha se vonesat në punimet për ndërtimin e kësaj rruge janë tregues i asaj se si trajtohet kjo pjesë nga qeveritë. Ai kundërshtoi propozimin për formimin e një komisioni për t’u marrë me këtë çështje, duke konsideruar se protesta do të ishte forma e vetme për adresim.

Në emër të PDK-së shefi i Grupit të këshilltarëve, Rafet Llapashtica, tha se mbështesin çdo nismë institucionale që ndikon në rritjen e dinamikës së punimeve në këtë rrugë, e cila po paraqet shumë probleme për qytetarët e Podujevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat