Zemaj u del në mbrojtje punëtorëve të KEDS-it, kërkon intervenimin e Qeverisë

Kosova

Zemaj u del në mbrojtje punëtorëve të KEDS-it, kërkon intervenimin e Qeverisë

Nga: A.ZH Më: 14 shtator 2018 Në ora: 15:45
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka dalë në përkrahje të punëtorëve të KEDS-it, të cilët po protestojnë për pagat e tyre.

Zemaj në një postim në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të gjejë një zgjidhje për kërkesat legjimitime të këtyre punëtorëve, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Zemajt:

Menaxhementi i KEDS-it, injoron kerkesat e punëtorëve të cilet në vazhdimësi kanë kërkuar tretman të dinjitetshëm në bazë të punës dhe aktivitetit të cilin e bëjnë me mund dhe sakrifice jo tani por edhe në të kaluaren. Punëtoret detyrohen që të protestojnë për kerkesat e tyre të cilat janë të garantuara me ligj dhe kontraten kolektive por KEDS-i mban qendrimin inferior duke konsideruar menagjimin si diçka të cilen e kanë fituar dhe mund të përdorin fuqin punëtore sikurse të ishin njerzë të dores së dytë dhe duke ju mohuar të drejtat e tyre të trajtimit me dinjitet. Kjo është pasoj nga privatizimi i keq, për interesa grupore dhe ku sot e kësaj dite nuk ka sjelle të mira për Kosoven dhe punëtoret të cilet kanë shkrirë mund për ta mbajtur gjalle këtë aset të rendesishem ekonomik të Kosoves. 

Kërkoj që kjo praktikë të nderpritet, punëtoret të gezojne të drejtat e tyre legjitime dhe njeherit të ndalen praktikat diskriminuese të KEDS-it në të gjitha aspektet. Personalisht përkarahu zerin e arsyes se protestes se ketyre punëtorëve dhe urgjentisht Qeveria duhet të interferoj në zgjidhjen e ketyre kerkesave legjitime dhe kuptimplota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat