Obiliqi nisi aksionin e pastrimit, kryetari premtoi pyllëzimin e komunës

Kosova

Obiliqi nisi aksionin e pastrimit, kryetari premtoi pyllëzimin e komunës

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 13:58
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka dalë sot në teren që t’i bashkohet iniciativës për pastrim.

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” ka nisur edhe në komunën e Obiliqit. Aty, po pritet që brenda tre muajsh largohen të gjitha deponitë ilegale dhe mos të lejohet të krijohen të tilla. Përfaqësuesit komunal në Obiliq kanë thënë se do të punojnë edhe për ngritjen e vetëdijes qytetarë në mënyrë që vendi të marrë një pamje tjetër, pa mbeturina.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka dalë sot në teren që t’i bashkohet iniciativës për pastrim.

Gashi bëri të ditur se ka kompani të kontraktuara që do të merren me pyllëzimin e të gjitha zonave që do të pastrohen, në mënyrë që mos të rikthehen deponitë.

Gashi: Të pastrojmë Kosovën, Mos të lejohet krijimi i deponive të reja

“Sot është një simbolikë që do të fillojë aksioni dhe ky do të vazhdojë për tre muaj dhe shpresojmë që të gjitha deponitë ilegale, të egra, të largohen dhe do të provojmë që të ketë edhe një vetëdijesim edhe nëpër shkolla, edhe në mënyra të tjera, që mos të lejohet të krijohen përsëri ato deponi. Gjithashtu kemi kompani të kontraktuara që do të mirren me pyllëzimin e të gjitha atyre zonave ku do të pastrohen, me të vetmin qëllim që mos të rikthehen përsëri në deponi”, tha ai.

Ndërsa Njazi Gashi, që është në garë për drejtor menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK) tha se aksionin do ta vazhdojnë edhe me makineri nga dita e hënë.

Thaçi: Do të ndihmojmë komunën në aktivitetet për pastrim

“KEK-u edhe këtë vit, si çdo vit tjetër e përkrah aksionin të ndihmojmë Kosovën, nga e hëna fillojmë edhe me makineri t’i bashkëngjitëm komunës në përkrahje të këtij aksioni”, tha ai.

Kujtojmë se sot në shumë vende të Kosovës, po zhvillohet aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat, ku të përfshirë janë qytetaret, institucionet qendrore e lokale të Kosovës, dhe shoqëria civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat