Edhe komuna e Vitisë në aksion masiv për pastrimin e ambientit

Kosova

Edhe komuna e Vitisë në aksion masiv për pastrimin e ambientit

Nga: Aziz Zuka Më: 15 shtator 2018 Në ora: 16:36
Pamje nga aksioni i pastrimit

Sipas planifikimeve të cilat janë bërë nga “Task Forca”, “Ta pastrojmë Vitinë”, e koordinuar nga kryetari i Komunës,Sokol Haliti, e me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve komunale, Gjykatës, Policisë së Kosovës, shkollave fillore dhe të mesme, ndërmarrjeve publike, shëndetësisë primare, organizatave rinore, shoqërisë civile, veteranëve, operatorëve privat dhe qytetarëve të shumtë, sot pikërishtë rreth në 10 nga Memoriali “”Kerim Leëton”” buzë lumit “”Morava e Bincës”” ka nisur aksioni për pastrimin e gjithë territorit të komunës së Vitisë.

Këtë aksion masiv pëe pastrimin e ambientit sa masiv aq edhe të rëndësishëm me një fjalë rasti e ka hapur, Kryetari i Komunës Sokol Haliti i cili para të pranishmive të mbledhur dhe të gatshëm për aksion, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e bashkangjitur në këtë aksion për një ambient të pastër.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në hapje të këtij aksioni bëri me dije se Komuna e ka thene se Komuna e Vitisë përmes ekipit të psaçëm ka bërë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për aksionin “Ta pastrojmë Kosovë” në territorin e Komunën e Vitisë. 

“Ndihem i nderuar që sot të gjithë i janë bashkuar këtij aksioni të pastrimit, qeveria komunale, shërbyesit civil, këshilltarët komunalë, bashkësitë fetare, policia, kompanitë e pastrimit, zjarrfikësit, kompani private, shoqëria civile, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe të tjerë. Kështu kemi punuar edhe viteve të kaluara, sepse jemi komuna më ambientale. Jemi të përkushtuar ta ruajmë ambientin për gjeneratat e reja, përmes pastrimit, gjelbërimit, pyllëzimit, përmes menaxhimit të mbeturinave me standarde evropiane, përmes ruajtjes së lumit “Morava” dhe lumenjve tjerë, sepse kjo është vetëdije e vazhdimësisë", tha ai.

Ai tutje ka thënë se “Jemi të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike që po ndodhin, andaj Vitia është komuna e vetme që është përfshirë në strategjinë e Agjendës 2030 të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila trajton edhe çështjet ambientale”, ka thënë kryeari Haliti.

Ndryshe, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, me një vendim të tij, e kishte shpallur vitin 2018 Vit të mbrojtjes së pyjeve dhe Vit të ambientit, njëkohësisht qysh para fillimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Ndryshe, në këtë kuadër janë zhvilluar mbi 88 aktivitete të pastrimit në të gjitha lokalitetet dhe janë larguar 23 deponi ilegale të mbeturinave dhe gjithsej mbi 125 tonë mbeturina. Poashtu Komuna e Vitisë, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve,në veçanti  të nxënësve, ka mbajtur edhe ligjërata në shkolla me temë : mbrojtjen e mjedisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat