Haradinaj e Ismaili: Sigurimet shëndetësore nga viti 2020

Kosova

Haradinaj e Ismaili: Sigurimet shëndetësore nga viti 2020

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:55
Ramush Haradinaj, Kadri Vesel dhe Uran Ismaili

(E plotësuar) - Deri në vitin 2020 qytetarët e Kosovës duhet të presin për të pasur sigurime shëndetësore, megjithatë nga qershori i vitit të ardhshëm pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë barna nga lista esenciale.

Këto janë bërë të ditura gjatë ditës së sotme, kur në QKU është bërë hapja e repartit të rinovuar të Klinikës së Emergjencës.

Hapja e këtij reparti mblodhi krerët e shtetit, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se përveç që është rinovuar reparti i Emergjencës është duke u rinovuar shëndetësia në tërësi. Ndërkohë që tha se është i vetëdijshëm që ka ende shumë punë për t’u bërë.

Ai tha se shëndetësia ka qenë për shumë kohë e lënë pas dore, por që tash ka ndryshuar gjendja. Ndërsa, sa i përket sigurimeve shëndetësore Haradinaj ka thënë se do të fillojnë në vitin 2020.

Haradinaj: E kemi target një kohë 2020 me fillua me sigurime

“Nuk është proces i lehtë se tek ne ka ndodhur një ndërprerje, duhet me i fillua nga e para. Duhet me investua publiku një herë pare me bë një bazë të pareve në mënyrë që gradualisht pastaj me u mbush ajo kaca e sigurimeve nga kontribuuesit. Pak duhet me i marrë në përgjegjësi ata që nuk kualifikohen, pra rastet sociale. Mirëpo, çka është lajm i mirë, lista esenciale po sigurohet gradualisht, pak me vonesë, por po vjen dita kur pacienti nuk ka me ble vet ilaçe. Po ashtu, e kemi target një kohë 2020 me fillua me sigurime. E gjitha kjo mendoj se është lajm i mirë për sistemin shëndetësor, por mos harroni kjo për kë bëhet, për qytetarët, për njerëzit e këtij vendi”, tha kryeministri Haradinaj.

I pari i Qeverisë është shprehur se Kosova ka mjekët dhe personelin mjekësor më të mirin në botë, por që deri më tani iu kanë munguar kushtet dhe pagat.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka premtuar se do të rrisin pagat për të gjithë personelin shëndetësor.

Veseli: Do t’i ngritim pagat për personelin shëndetësor

“Do t’i përkrahim çdo aspekt, mesazhi është ky, do t’i përkrahim personelin shëndetësor. Kemi marrë vendim së bashku me kryeministrin që në fillim,  këta dy janë më modest, do t’i ngritim pagat, por kjo është vetëm një pjesë, i gjithë personeli shëndetësor. Në të njëjtën kohë ne mendojmë që deri në mesin e vitit të ardhshëm, kjo është përgjegjësi e jona politike asnjë pacient mos të ketë nevojë të blejë barna në mënyrë private. Po flas, deri në qershor të vitit të ardhshëm mos të ketë nevojë që të blejnë barna asnjë pacient”, tha Veseli.

Kur është pyetur nga gazetarët se mos po merr merita meqë po merr pjesë në shumë përurime, Veseli është përgjigjur duke thënë se po i bie që ka përgjegjësi ndaj popullit e Kosoves.

Veseli: Po i bie kjo kështu, me pas përgjegjësi ndaj popullit tim

“Po i bie kjo kështu, me pas përgjegjësi ndaj popullit tim, ndaj qytetarëve të mi, e mos me mbajt pushtetin në strehën time të sigurt si kryetar i Kuvendit. Me mendua për jetën e njerëzve të afërt për arsye se edhe prindërit e mi dhe i falënderoj doktorët me dhjetëra ditë kanë qëndruar këtu. Por, runa Zot edhe fëmijët e tu dhe i jemi mundet me shkua këtu pa shkua jashtë. Të jemi më njerëzor, reflektoni në punën të cilën e bëjnë punonjësit shëndetësor, mos i shikoni në mënyrë skeptike. Por, në të njëjtën kohë respektojini edhe politikanët të cilët mundohen me i shërbye vendit të vet”, tha Veseli.

Renovimin e Klinikës Emergjente ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, e ka quajtur lajm të mirë, ku sipas tij tashmë është një siguri më e madhe për pacientët dhe një siguri më e madhe për vet personelin mjekësor.

Ismaili ka bërë të ditur se i gjithë rinovimi ka kushtuar 450 mijë euro.

Ndërsa, sa i përket sigurimeve shëndetësore kreu i shëndetësisë tha se në fund të vitit të ardhshëm do të filloj realizimi.

Ismajli: Sigurimet shëndetësore deri në fund të vitit të ardhshëm

“Ne kemi bërë hapa konkrete drejt realizimit të saj, mirëpo kjo nuk do të thotë që ne do t’i harrojmë qytetarët dhe të merremi me sigurime shëndetësore. Jemi duke punuar paralelisht, kemi hapur shumë fronte që qytetarët ta ndjejnë shërbimin, e në anën tjetër edhe ndryshimet tjera institucionale jemi duke i bërë dhe do t’i bëjmë. Kjo është me rëndësi që shërbimet shëndetësore të përmirësohen... E kam thënë disa herë që deri në atë kohë, shiko edhe pagesat që bëhen këtu ne i bëjmë nëpërmjet buxhetit historik, pra bëhet nëpërmjet buxhetit të Kosovës edhe pse qytetarët nuk e paguajnë ne i paguajmë si shtet. Sigurimet shëndetësore ashtu siç e kam thënë disa herë që në fund të vitit të ardhshëm do të shohim realizimin e tij dhe marrjen e sigurimeve shëndetësore nga të gjithë qytetarët”, tha ai.

Qendra Emergjente përveç se është rinovuar është pajisur edhe me aparaturë të re, ku rreth 300 mijë euro janë investuar për pajisje dhe aparaturë mjekësore.

***

Në QKUK sot është bërë hapja e repartit të rinovuar të Klinikës së Emergjencës.

Në hapje të këtij reparti morën pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, si dhe Ministri i shëndetësisë Uran Ismaili.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se tërësisht shëndetësia është duke u rinovuar tërësisht.

“Kjo është një e arritur e shëndetësisë së Kosovës, nuk është vetëm ky repart, shëndetësia në tërësi është duke u rinovuar, kemi personelin më të mirë në botë, ju kanë munguar kushtet, pagat, bashkërisht do të jemi bashkë”, tha ai.

Tutje, kreu i ekzekutivit ka folur edhe për sigurimet shëndetësore, duke dhënë edhe një kohë se kur do të fillojnë ato.

“Është e arritur e jona, shëndetësia ka qenë e lanë pas dore, është hera e parë që ka ndryshuar diçka, se ose ka qenë ministri nga komunitetet ose parti e vogël. Sigurimet shëndetësore nuk janë proces i lehtë, duhet me publikun me bë bazë të parave me u mbush arka e kontribuueseve, lajm i mirë që lista esenciale po mbushet. 2020 me fillu me sigurimet shëndetësore”, tha Kryeministri.

Kurse, Veseli ka premtuar rritje të pagave të personelit shëndetësor, përcjell KosovaPress.

“Qëllimi i vizitës tonë ka një mesazh, falënderimin e punonjësve shëndetësor që kanë bërë punë të jashtëzakonshme edhe pse nuk  i kanë pasur kushtet, kemi një mesazh të qartë shëndetësia është e shtrenjtë, shteti i Kosovës jemi të vendosur të shkojmë deri në fund që qytetarët tanë denjësisht të trajtohen, mos të kenë nevojë të dalin jashtë vendit për shërbime shëndetësore. Do t’i përkrahim në çdo aspekt, do t’i përkrahim personelin shëndetësor. Do t’i ngrisim pagat e gjithë personelit shëndetësor. Deri në mesin e vitit tjetër, deri në qershor, asnjë pacient mos te ketë nevojë të blejë barna në mënyrë private. T’i paguajmë tatimet, përmes parave të taksapaguesve në arrijmë me i bë këto renovimet”, tha ai.

“Vitin e ardhshëm të mos paguaj asnjë cent pacienti që trajtohet për bana, nga viti 2020, fund vit 2019 përgatitetn sigurimet shëndetësore”, tha ai.

Ndërsa, ministri i shëndetësisë Uran Ismaili, ka bërë të ditur se i gjithë investimi ka kushtuar 450 mijë euro.

“Kemi hapjen e qendrës emergjente, një siguri me e madhe për pacientet për stafin personelin mjekësor, ndryshimi i kushteve për qytetarë. 60 mijë pacientë në vite vijnë këtu, do të marrin shërbime me të mira me pajisje moderne, qytetari nuk ka nevojë të mendojë të marrë dikë për përkujdesje , një ditë e madhe për të gjithë qytetarët dhe personelin shëndetësor që kanë punuar në kushte të vështira”, u shpreh ai.

Liderët e institucioneve nuk kanë pranuar pyetje politike, megjithatë kur është pyetur për listat e veteranëve kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë vetëm "rroftë UÇK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat