Sigurohet uji për shkollën në fshatin Bubavec

Kosova

Sigurohet uji për shkollën në fshatin Bubavec

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:02
Bubavec

Në kuadër të përgatitjeve për hapjen e objektit të ri të shkollës në fshatin Bubavec, sot kanë filluar punimet në hapjen e pusit dhe sigurimin e ujit për këtë objekt të ri shkollor. Hapjen e pusit e ka parë nga afër edhe nënkryetari Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe drejtorë tjerë komunal dhe drejtori i shkollës në Bubavec, Maliq Kryeziu.

“Për hapjen e objektit të ri të shkollës, duhet të plotësohen të gjitha parakushtet edhe për mirëmbajtjen e saj, duke filluar nga sigurimi i ujit, si element jetik dhe këtë jemi duke e bërë. Shkolla duhet ti ketë të gjitha kushtet e nevojshme për nxënës dhe ne jemi duke punuar në këtë drejtim, me qëllim që objektit të ri të shkollës, të mos i mungoj asgjë”, tha nënkryetari Berisha.

Drejtori i shkollës në Bubavec, Maliq Kryeziu, e ka falënderuar komunën, për përkushtim e saj, në sigurimin e kushteve për hapjen e objektit të ri të shkollës dhe për krijimin e kushteve për zhvillim normal të procesit edukativo arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat