Në qarkullim pullat postare “Trashëgimia -Lokaliteti antik i Dresnikut”

Kosova

Në qarkullim pullat postare “Trashëgimia -Lokaliteti antik i Dresnikut”

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 11:17
Pullat postare “Trashëgimia -Lokaliteti antik i Dresnikut”

Nga sot Filatelia e Postës së Kosovës lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e pullave postare me titull “Trashëgimia-Lokaliteti antik i Dresnikut”.

Ky emision, përmes dy pullave postare dhe bllokut filatelik prezanton segmentet e mozaikut, pjesë e një qyteti të madh të vendbanimit Dardan që më vonë pushtohet nga Roma. Ekspertët kanë konstatuar nëntë ngjyra në mozaik me figura dhe motive të ndryshme. Mozaiku është i rrethuar me kornizë në formë zemre.

Dresniku është njëri prej lokaliteteve arkeologjike më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë, por edhe në Rajon. Prandaj me plot të drejtë mund të themi se Dresniku mund të jetë destinacion më i preferuar për turizëm, adhurues të arteve historike.

Bazuar në deklaratat e arkeologëve, baza e qytetit është ndërtuar para Erës së Re, ndërsa gjatë pushtimit romak, merr trajtat e urbanizimit dhe arkitekturës romake. Themelet e bazilikës së zbuluar tregojnë që qyteti ishte i shtrirë në të paktën dhjetëra hektar tokë, përfshirë hapësirat e rrugëve, banesave dhe objekteve publike. Veçanti e objekteve kishtare është se bazilikat janë të kthyera kah veriu.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat