Me disa vrejtje dhe sugjerime, Komiteti për Politikë dhe Financa votoi Draft Buxhetin e Komunës së Vitisë 2019-2021

Kosova

Me disa vrejtje dhe sugjerime, Komiteti për Politikë dhe Financa votoi Draft Buxhetin e Komunës së Vitisë 2019-2021

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:25
Pamje nga takimi I KPF ne Viti

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti, ka diskutuar në takimin e sotëm, gjërë e gjatë për Draft Buxhetin e Komunës së Vitisë për vitin 2019-2021 I cili para anëtarve të këtij komiteti, është paraqitur mbase si version i fundit  I hartuar pas përfundimit të  debateve me qytetarët e fshatrave dhe lokaliteteve të  kësaj komune, gjatë muajit që lam pas.

Në këtë takim  është diskutuar dhe votuar për pika të ndryshme të rendit të ditës. Megjithatë më së shumti është diskutuar mbi Draft Buxhetin e vitit 2019-2021 i cili më pas është votuar me shumicë votash.

Në fillim të kësaj mbledhje Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i njoftoj anëtarët e këtij komiteti mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të marrë nga seanca e fundit të Kuvendit Komunal. E  Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim,ka shpalos para anëtarëve të KPF-së në pika atë shkurtara materjalin e Draft  buxhetit komunal  2019-2021,duke potencuar se në  komunë,janë mbajtur 25 diskutime publike për planifikimin e buxhetit komunal, konkretisht të listës për investime kapitale me qytetarët e kësaj komune.

 Ibrahim Rama tha se buxheti i komunës së Vitisë për vitin 2019 do të jetë gjithsej 11.345.554 euro . Sipas draft buxhetit komunal 2019-2021, ky buxhet komunal do të ndahet në këtë formë: paga e mëditje 7.309.561€, mallra e shërbime 1.481.703 €, shpenzime komunale 221.000 €, subvencionime e transfere 210.000 € si dhe shpenzime kapitale 2.123.287 €.

 U  tha se buxheti komunal i Vitisë do të shënoj rritje në vitin 2019 prej 2.73%. NNdërkaq Hasan Alliu, zv. kryetar i komunës së Vitisë, tha se kjo komunë është munduar të bëjë një planifikim të drejtë të buxhetit komunal dhe për këtë tha se kanë marrë opinionet e banorëve të lokaliteteve të ndryshme të kësaj komune. Kurse anëtarët e KPF-së nga partitë opozitare paraqitën vërejtjet dhe sugjerimet e tyre mbi draft buxhetin. Megjithatë me shumicë votash është votuar buxheti i komunës së Vitisë për vitin 2019-2021.Në këtë takim   është diskutuar dhe votuar me shumicë votash edhe: Propozim Rregullore për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba, propozim Vendim për aprovimin e Planit të Punës të Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2019, propozim Vendim për inicimin e proceduarave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale- Parkingjet në qytetin e Vitisë.E anaterët e KPF me një raportim që paraiti Drejtoresha e DKA-së Fatbardha Emini u njoftuan edhe për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat