Kosova dhe Franca do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e policisë

Kosova

Kosova dhe Franca do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e policisë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 13:35
Bejtush Gashi dhe Didier Chabert

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, deklaroi sot janë bërë përgatitjet e duhura që të njoftohen qytetarët se cilat janë përparësitë dhe përgjegjësitë pas liberalizimit të vizave.

Ai gjatë takimit me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka folur për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se situata e përgjithshme sigurisë është e qetë dhe stabile.

Gashi po ashtu vuri në dukje angazhimet që po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa ambasadori i francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat