Instituti Bujqësor i Kosovës është një nga institucionet më të rëndësishme për vendin, pasi që nga puna që bëhet aty ndikohet një pjesë e madhe e prodhimtarisë bujqësore dhe ushqimore.
Kështu ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, gjatë një vizite që i bëri këtij instituti me seli në Pejë, ku u takua me drejtuesit dhe ekspertët e këtij institucioni bartës të ministrisë që kryen analiza të shumta nga fusha e bujqësisë dhe ushqimit.
Ai me këtë rast është njohur për së afërmi me punën në këtë institut, ku ka vizituar për së afërmi laboratorët dhe procesin e punës së analizave për shumë lëndë që ka përsipër ky institut.
Ministri Rikalo tha se ky institut është i pajisur me teknologji të mirë shkencore, por duhet të punohet në tejkalimin e sfidave që lidhen me rritjen e stafit profesional dhe përmirësimin e mëtejmë të kushteve të punës, për çka premtoi mbështetjen e ministrisë në të ardhmen.
Ndërsa, drejtori i Institutit, Fehmi Geci njoftoi ministrin Rikalo me procesin e punës dhe sfidat me të cilat përballet instituti.