Rrugët vdekjeprurëse në Kosovë, 90 persona humbën jetën për nëntë muaj

Kosova

Rrugët vdekjeprurëse në Kosovë, 90 persona humbën jetën për nëntë muaj

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

90 persona kanë vdekur në aksidente nëpër rrugët e Kosovës që nga janari e deri në shtator të këtij viti. Ky numër megjithatë paraqet rënie nga të njëjtat të dhëna për shtatë muajt e parë të vitit 2017.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë publike statistikat për aksidentet me lëndime dhe ato me fatalitet për 9 muaj në Kosovë.

Nga të njëjtat, bëhet e ditur se në 69 aksidente fatale deri në shtator të këtij viti, kanë mbetur të vdekur 90 persona.

E të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 96 persona humbën jetën nëpër rrugët e Kosovës si pasojë e aksidenteve.

Rënie ka shënuar edhe numri i aksidenteve me lëndime.

Këtë vit, për dallim nga ai i kaluari ndodhën 103 aksidente më pak, gjithësej 4668.

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ndërmerr aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat