Drejtori i Kulturës së Skenderajt aksidentohet me veturë zyrtare, ishte duke u kthyer nga ahengu

Kosova

Drejtori i Kulturës së Skenderajt aksidentohet me veturë zyrtare, ishte duke u kthyer nga ahengu

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 12:22
Drejtori i Kulturës së Skenderajt aksidentohet me veturë zyrtare, ishte duke u kthyer nga ahengu

Ndonëse është ditë e diele, veturat zyrtare të Komunës së Skenderajit perdoren edhe për nevojat personale të drejtorëve.

Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Drenas-Skenderaj, ku si pasojë një veturë ka hyrë në themelet e një shtëpie në ndërtim.

Mësohet se i aksidentuari është Drejtori i Kulturës në Komunën e Skenderajit, Ramiz Shala, i cili është aksidentuar me veturën zyrtare.

Shala i është nënshtruar një trajtimi mjekësor në QKUK, ndërsa siç mëson Magazina.al, ai ishte duke u kthyer nga një ahengë në një odë ku kishte pasur edhe muzikë folklorike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat