Telat shkëputën nga shtylla elektrike, rrezikojnë banorët e Llapashticës

Kosova

Telat shkëputën nga shtylla elektrike, rrezikojnë banorët e Llapashticës

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 20:22
Telat shkëputën nga shtylla elektrike

Një shtyllë elektrike në Magjistralen Podujevë-Prishtinë po rrezikon banorët e fshatit Llapashticë të Komunës së Podujevës.

Banorët e këtij fshati po frikësohen se telat e ngarkuar me tension që janë shkëputur nga shtylla mund të bien mbi asfalt.

Shkaku i kësaj shtylle elektrike, dy lagje kanë mbetur në terr.

Rreziku mbetet të telat të cilët në çdo moment mund të bien mbi sipërfaqen e tokës dhe të rrezikojnë banorët që qarkullojnë në këtë pjesë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat