Policia jep detaje për tentim grabitjen e bankës në Merdare

Kosova

Policia jep detaje për tentim grabitjen e bankës në Merdare

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:15
Policia e Kosovës

Sot rreth orës 14:00, disa persona të maskuar dhe të armatosur, kanë tentuar ta grabisin filialin e një banke e cila ndodhet në terminalin doganor në Merdare.

Mirëpo ata nuk kanë arritur të marrin asgjë nga ky vend dhe njoftohet se nuk ka persona të lënduar.

Të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa policia është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

“Rreth orës 14:00, disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar ta grabisin filialin e një banke që ndodhet në terminalin doganor në Merdare, mirëpo nuk kanë arritur të marrin asgjë. Njoftohet se nuk ka persona të lënduar. Policia është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e tyre”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat