Të enjten Kuvendi shqyrton tri projektligjet për Ushtrinë

Kosova

Të enjten Kuvendi shqyrton tri projektligjet për Ushtrinë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 09:53
FSK

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka caktuar seancën e radhës për ditën e enjte.

Në rendin e ditës janë 44 pika, ku në mesin e tyre është edhe shqyrtimi në lexim të parë i tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Po ashtu në këtë seancë është planifikuar që të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik dhe shqyrtimi i parë Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.

Pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Vlen të theksohet se procedurat për miratimin e projektligjeve për ushtrinë pritet të përfundojnë në muajin nëntor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat