Vdekje e dyshimtë në lumin Lepenc

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në lumin Lepenc

Më: 1 tetor 2012 Në ora: 19:38

Policia ka identifikuar trupin e pajetë të personit të gjetur të shtunën në lumin Lepenc në afërsi të fshatit Kovaçec të Kaçanikut. Sipas raportit të Njësisë rajonale të hetimeve në Ferizaj, bëhet fjalë për 35 vjeçarin (G. A.) nga fshati Talinovc i Ferizajt. Trupin e kishin identifikuar familjarët e tij. Ata, po ashtu, dy ditë më parë e kishin paraqitur në policinë e Ferizajt si person të zhdukur. Njësitë përkatëse të policisë dhe të mjekësisë ligjore kanë raportuar se në trupin e pajetë nuk janë vërejtur shenja dhune. Trupin e pajetë e kishte gjetur një banor lokal, i cili po kërkonte dru përskaj lumit Lepenc dhe i cili më pas e kishte alarmuar policinë në Kaçanik. Prokuroria e Qarkut ka urdhëruar marrjen e veprimeve të duhura për rastin, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet në murgun e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat