Një i vrarë në Malishevë dhe një në Has - Bota Sot
Një i vrarë në Malishevë dhe një në Has

Kronikë e zezë

E hënë, 25 korrik 2016

Një i vrarë në Malishevë dhe një në Has

Më: 1 tetor 2012 Në ora: 21:53

Përfaqësuesi për marrëdhënie me publikun në DRPK-së në Prizren, togeri Hazir Berisha, të hënën ka bërë të ditur se në orët e mëngjesit të së dielës, policia e Malishevës është informuar se në fshatin Maxharrë një person është plagosur me armë zjarri të llojit pistoletë. Viktima ishte sjellë në Emergjencën e Malishevës për ndihmë mjekësore e më pas është përcjellë për në QKUK në Prishtinë për shkak të plagës që kishte marrë në kokë. Hetues policor nga Malisheva dhe hetues nga hetimet rajonale në Prizren, kanë nisur me hetimin e rastit, i cili ka rezultuar me një person të mitur të arrestuar mbi të cilin bie dyshimi se aksidentalisht ka shkrehur armën me të cilin është kryer plagosja fatale e viktimës. Sot, nga QKUK është konfirmuari lajmi se viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimit dhe ka ndërruar jetë, përderisa njësiti i krim teknikës ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkaq në cilësi të provës materiale është sekuestruar një pistoletë e llojit “Ecol special” me dy fishekë dhe një gëzhojë. Ndërkaq, po në të njëjtën kohë, në një dhomë të shtëpisë, e cila ndodhet në fshatin Gjonaj të Hasit në komunën e Prizrenit, D. Çoça i vitlindjes 1946 është gjetur i vdekur dhe me plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Hetuesit e policisë rajonale R, njësiti i krim teknikës dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat hetimore. Sipas hetimeve fillestare dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me pistoletë. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një pistoletë të llojit P 38 me tre fishekë. Ndërkohë motivi i aktit të vetëvrasjes së hasjanit 66 vjeçar, sipas dëshmitarëve thuhet të jetë i domeneve financiare.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test