Humb jetën serbja, e mbyti bashkëshorti

Kronikë e zezë

Humb jetën serbja, e mbyti bashkëshorti

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 12:49

Rreth orës 10:20min, njësitë policore të stacionit Skenderaj, së bashku me hetuesit dhe teknikët e kriminalistikës i janë përgjigjur një ngjarjeje aksidentale, që ka rezultuar me humbje tragjike të jetës së një personi. Ngjarja aksidentale është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Bajë të Skenderajt, ndërsa viktima, femër 33 vjeçare, e përkatësisë etnike serbe, besohet të kishte humbur jetën, pasi aksidentalisht ishte goditur nga rimorkio e traktorit.Në bazë të hetimeve preliminare të rastit, aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar në momentin kur bashkëshorti i viktimës, kishte tentuar të bashkëngjis rimorkion traktorit. Besohet se bashkëshorti i viktimës ishte duke manipuluar me traktorin e tij, me qëllim që t’i bashkëngjis rimorkion, ndërsa në një moment, rimorkio besohet të ketë rrëshqitur dhe duke bërë rrugë mbi 5 metra, godet viktimën, të së cilës fillimisht i shkakton lëndime të rënda trupore ndërsa transportohet me urgjencë në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës.Sipas raportit të mjekëve kujdestar, viktima kishte arritur pa shenja jete në spital.Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë është informuar lidhur me rastin, ndërsa në mungesë të elementeve të veprës penale, i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të i lirohet familjarëve të tij kurse rasti të regjistrohet si vdekje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat