Zjarri bën shkrumb dy objekte në Podujevë

Kronikë e zezë

Zjarri bën shkrumb dy objekte në Podujevë

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 17:43

Dy objekte afariste, njëra depo me tekstil “Co-tex”dhe tjetra me mobile “Te Hysi” janë djegur në mbrëmjet e të hënës dhe të martës në qytetin e Podujevës. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Pasoja në njerëz nuk ka pasur.

“Me të marrë lajmin reagimi i Shërbimit të Zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm për shuarjen e tij. Zjarri kishte marrë përmasa të mëdha dhe ne menjëherë kërkuam asistencën e Brigadës së Zjarrfikësve nga Prishtina dhe Kompaninsw ‘Pastrimi’ në Podujevë. Lokalizimin e zjarrit e kemi bërë në orwn 23:50 të natës së 1 tetorit, ndërsa likuidimi i tij ka vazhduar deri të nesërmen në ora 16:00”, ka thënë shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve, Milaim Ajvazi.

“Një natë më vonë është shkaktuar edhe një zjarr i përmasave të njëjta në rrugën ‘Hasan Ramadani’ në Podujevë. Zjarri ka përfshirë depon e mobilieve ‘Te Hysi’. Për fat mirë lëndime në njerëz nuk ka pasur nw asnjwrin rast, ndërsa dëmet e shkaktuar nga zjarri vlerësohen mjaftë të mëdha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat