Operacioni i koduar “Tavniku” vë në pranga gjashtë të dyshuar

Kronikë e zezë

Operacioni i koduar “Tavniku” vë në pranga gjashtë të dyshuar

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 15:25

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, njësia nga Rajoni i Mitrovicës pas një pune operativo-hetimore, ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Blerje, Posedim dhe Shpërndarje e paautorizuar e Narkotikeve.Operacioni i ndërmarrë nga hetuesit policor i koduar “Tavniku”, dhe i realizuar më 09 shator 2012, në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, ka vënë në pranga tre persona të dyshuar dhe me këtë rast janë konfiskuar (1 kg e 205 gram) një kilogram e dyqind e pesë gram substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuan.Personat e arrestuar janë:1. A. P. lindur më 1987 Sh/Kosovar 2. A. B. lindur më 1983 Sh/ Kosovar 3. L. B. lindur më 1990 Sh/ Kosovar Hetimet nuk kanë ndaluar me kaq dhe gjatë procesit hetimor më 26 shtator 2012 janë ndaluar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë për të njëjtën vepër penale e ata janë: 1. E. T. lindur më 1986 Sh/Kosovar 2. G. M. lindur më 1989 Sh/Kosovar Në vazhdën e hetimeve më datën 02 tetor 2012, me autorizim të prokurorit Publik të Qarkut në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari I. H. i lindur më 1961 pjesëtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës në Burgun e Dubravës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, Shpërdorim i detyrës zyrtare, Mbajtje dhe posedim i paautorizuar i armës dhe Marrje e mitos”.Të njëjtit i është bastisur shtëpia dhe gjatë kontrollit si prova (dëshmi ) materiale janë gjetur dhe konfiskuar:Dy telefonaNjë orë dore me kamerëNjë pushkë gjuetie e gjithashtu Afër shtëpisë është gjetur një pako e cigareve e mbushur me marihuanë me sasi prej 11.6 gram.Janë gjetur dhe konfiskuar kartela telefonike të operatorëve Vala dhe Ipko. Gjithsej deri tani lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar 1 kg. e 216.6 gram marihuanë.Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit I. H. i është shqiptuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti është dërguar në Qendër të ndalimit, ndërsa të dyshuarve të tjerë ju është caktuar masa e ndalimit në kohën e arrestimit të tyre.Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat