Obiliq: Prangoset për tentimvrasje

Kronikë e zezë

Obiliq: Prangoset për tentimvrasje

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 17:56

Dje rreth orës 12:00, hetuesit rajonal kanë arritur që të arrestojnë një person të dyshuar lidhur me rastin tentim vrasje që ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.

Rasti ka ndodhur me datën 25.12.2011, në një kafiteri në fshatin Milloshevë të Obiliqit, ku gjatë një zënke mes disa personave janë lënduar rëndë tre persona, dy prej tyre nga arma e zjarrit ndërsa i treti është qëlluar me mjete të forta.

Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari kryesor, F.M, 27 vjeç, shtetas i Kosovës, i cili është dërguar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, pasi që për të njëjtin gjykata kishte lëshuar urdhër arrest.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat