I mituri vret një 25 vjeçar nga Prapaqani i Deçanit - Bota Sot
I mituri vret një 25 vjeçar nga Prapaqani i Deçanit

Kronikë e zezë

E premte, 26 gusht 2016

I mituri vret një 25 vjeçar nga Prapaqani i Deçanit

Më: 11 tetor 2012 Në ora: 20:15

Jeton Shala nga fshati Prapaqan i komunës së Deçanit, i lindur në vitin 1987, është vrarë me armë zjarri në pasditen e së mërkurës nga i mituri S.U., i lindur në vitin 1995. Sipas zëdhënësit të Policisë Regjionale të Pejës, Xhevat Ibra më 10 tetor rreth orës 17:55, policia është informuar se në fshatin Isniq ka te shtëna me armë zjarri dhe një person është i plagosur rëndë. “Menjëherë efektivët policor kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin, e vendit të ngjarjes duke ju bashkangjitur edhe njësitet përkatëse të Hetimeve Rajonale, Prokurori Publik i Qarkut, si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar edhe vdekjen e viktimës”, thuhet në komunikatën e PK-së. Sipas po të njëjtës komunikatë, fillimisht është bërë hetimi dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dhe bazuar në të dhënat e para, mësohet se personi i dyshuar shtetasi S.U. (1995) nga automjeti i tij i tipit xhip “Opell Montera”, nga afërsia ka shtënë me armë automatike AK-47 ndaj viktimës, me ç’rast nga plagët e marra viktima ka mbetur ne vend pa shenja jete. I dyshuari për vrasje është ndaluar rreth orës 18:10 në Raushiq, ku edhe është arrestuar. Sipas zëdhënësit Ibra, personin e dyshuar hetuesit e kanë intervistuar në prezencë të zyrtarit për punë sociale dhe avokatit mbrojtës, për të mësuar të gjitha rrethanat dhe motivin e vrasjes. Ndërkaq, pas kësaj atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 24 orë me vendim të Prokurorit, dhe sot është dërguar tek gjyqtari i proceduarës paraprake.

Prokurori Publik i çështjes me vendim ka kërkuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, për të ju dorëzuar më pas familjarëve për varrim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test