Ngjarjet e 21 janarit në Tiranë - Bota Sot
Ngjarjet e 21 janarit në Tiranë

Kronikë e zezë

E diel, 28 gusht 2016

Ngjarjet e 21 janarit në Tiranë

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 17:13

Tom Doshi dhe Pjerin Ndreu dëshmojë para gjykatës për ngjarjet e 21 janarit ku të akuzuar janë ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe gardisti Agim Llupo. Deputeti socialist dhe kreu i socialistëve të Tiranës kanë pranuar se protesta e dhunshme ka qenë e organizuar nga PS. Doshi dhe Ndreu u shprehën para gjykatës së nuk kanë dijeni dhe nuk mbajnë mënd konfliktin mes protestuesve dhe policisë. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe deputeti Besnik Baraj dhe Paulin Sterkaj të cilët para gjykatës kanë deklaruar se nuk kishin dijeni se pse filloi përplasja protestues-polici dhe se pse protestuesit qëllonin me sende të forta në drejtim të efektivëve të gardës dhe policisë. Deputeti socialist Tom Doshi ashtu si Paulin Sterkaj në seancën e shkuar, edhe pse janë shprehur para gjykatës së nuk kishin dijeni për përplasjen kanë deklaruar se kanë ndërhyrë për të qetësuar protestuesit që të mos qëllojnë në drejtim të policisë me sende të forta.
Ndaj deputetëve socialist Taulant Balla, Tom Doshi e Besnik Baraj prokuroria e përgjithshme ka nisur procedim penal nën akuzën për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme. Doshi tha për mediat se është i gatshëm të japë sqarimet e tij edhe në prokurori ashtu siç i dha para Gjykatës së Tiranës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test