21 janari, socialistët humbin kujtesën

Kronikë e zezë

21 janari, socialistët humbin kujtesën

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 17:39

Tom Doshi dhe Pjerin Ndreu dëshmojë para gjykatës për ngjarjet e 21 janarit ku të akuzuar janë ishkreu I Gardës së Republikës Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe gardisti Agim Llupo. Deputeti socialist dhe kreu i socialistëve të Tiranës kanë pranuar se protesta e dhunshme ka qenë e organizuar nga PS. Doshi dhe Ndreu u shprehën para gjykatës së nuk kanë dijeni dhe nuk mbajnë mënd konfliktin mes protestuesve dhe policisë . Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe edhe deputeti Besnik Baraj dhe Paulin Sterkaj, të cilët para gjykatës kanë deklaruar se nuk kishin dijeni se pse filloi përplasja protestues-polici dhe se pse protestuesit qëllonin me sende të forta në drejtim të efektivëve të gardës dhe policisë. Deputeti socialist Tom Doshi ashtu si Paulin Sterkaj në seancën e shkuar, edhe pse janë shprehur para gjykatës së nuk kishin dijeni për përplasjen kanë deklaruar se kanë ndërhyrë për të qetësuar protestuesit, që të mos qëllojnë në drejtim të policisë me sende të forta.
Ndaj deputetëve socialist Taulant Balla, Tom Doshi e Besnik Baraj Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedim penal nën akuzën për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme. Doshi tha për mediat se është i gatshëm të japë sqarimet e tij edhe në prokurori ashtu siç i dha para gjykatës së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat