Zjarrfikësi i guximshëm e pengon adoleshenten të kërcejë nga kati i 12-të

Kronikë e zezë

Zjarrfikësi i guximshëm e pengon adoleshenten të kërcejë nga kati i 12-të

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 20:13

Një zjarrfikës i guximshëm dhe trim në qytetin Stavropol të Rusisë rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar adoleshenten që donte të hidhej nga kati i 12-të i banesës së saj.

Adoleshentja e quajtur Farida plotë 40 minuta qëndroi buzë ballkonit dhe kërcënonte me vetëvrasje. Pastaj arriti edhe negociatori, por vajza edhe më tutje refuzonte të zbriste nga skaji ballonit. Gjatë kohës së bisedës me vajzën, nga pjesa e epërme e kulmit të ndërtesës u “përzi” zjarrfikësi i guximshëm, i cili me këmbën e tij të majtë e rrëzoi Faridën drejt pjesës së brendshme të ballkonit.

Incizimi i shpëtimit dramatik është treguar që në muajin maj në emisionin e popullarizuar “Shpëtimtarët”, por ajo u postua tash edhe në rrjete sociale dhe u bë e popullarizuar në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat