47 vjeçari vdes në aksident trafiku - Bota Sot
47 vjeçari vdes në aksident trafiku

Kronikë e zezë

E premte, 29 korrik 2016

47 vjeçari vdes në aksident trafiku

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 14:00

Policia e Kosovës ka theksuar se të martën rreth orës 23:45, njësitë policore të stacionit Leposaviq, së bashku me hetuesit dhe teknikët e kriminalistikës nën mbështetje të ekipit të zjarrfikësve i janë përgjigjur një ngjarjeje aksidentale, që ka rezultuar me humbje tragjike të jetës së një personi.

Ngjarja aksidentale është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Kratinë, përkatësisht në rrugën magjistrale Leshak – Mitrovicë, ndërsa viktima, R. Zoran, mashkull 47 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, besohet të kishte humbur jetën, pasi aksidentalisht ishte rrokullisur poshtë rrugës magjistrale, me traktorin e tij.

Në bazë të hetimeve preliminare të rastit, aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar nga pakujdesia e vet drejtuesit të traktorit, përkatësisht viktimës së rastit.

Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë është informuar lidhur me rastin, ndërsa në mungesë të elementeve të veprës penale, i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës t’i lirohet familjarëve të tij, kurse rasti të regjistrohet si aksident trafiku me pasoja fatale, thuhet në njoftim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test