Sulmon gruan, policia e vendos prapa grilave

Kronikë e zezë

Sulmon gruan, policia e vendos prapa grilave

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 21:15

Policia e Ferizajt ka arrestuar personin Z.G 42 vjeçar nga Nerodimja e Ferizajt në dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten Xh.T 32 vjeçare, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

Mësohet se rastin në polici e ka raportuar viktima, e cila në polici ka pranuar se kjo nuk është hera e parë që burri i saj ushtron dhunë fizike ndaj saj.

Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë se viktima e dhunës fizike posedon edhe raportin mjekësor që dëshmon se ndaj saj është ushtruar dhunë.

Gashi ka pohuar se i dyshuari është shoqëruar në polici, ku pas intervistimit në konsultim me prokurorin dërgohet në mbajtje për 48 orë deri në kompletimin e lëndës për Gjykatë. Bëhet e ditur se me rastin është duke u marrë njësiti i dhunës në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat