“Vjeshta”, kapen 170 kg mariuanë

Kronikë e zezë

“Vjeshta”, kapen 170 kg mariuanë

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 17:10

Policia e antidrogës në Gjirokastër ka sekuestruar një sasi prej 170 kg marijuanë. Në sajë të operacionit të koduar "Vjeshta" policia ka ndaluar drogën në aksin rrugor Vrisera- Gjirokastër. Efektivët ishin vënë në ndjekje të automjetit fuoristradë me targa angleze që prej Kordhocit. Drejtuesi ka braktisur mjetin në Vrisera Llongo dhe është larguar me shpejtësi. Gjatë kontollit në fuoristradë droga u gjet e ndarë në pako në gjashtë çanta. Policia realizoi menjeherë kontrollin e zonës dhe bëri të mundur shoqërimin e dy të dyshuarve, një nga Lazarati dhe një nga Gjirokastra. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat