Xhelozia, 34-vjeçari plagos me sëpatë bashkëshorten

Kronikë e zezë

Xhelozia, 34-vjeçari plagos me sëpatë bashkëshorten

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 15:43

Krimi brenda familjes trondit sërish vendin. Pas ngjarjes makabre në Durrës, ku burri vrau me çekiç ish-bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur, një tjetër skenë e ngjashme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Krujë, por fatmirësisht pa viktima.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 34-vjeçari Bashkim Zogu ka plagosur me sëpatë bashkëshorten e tij 21-vjeçare Flutura Zogu.

Sipas policisë, 21-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit ushtarak, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e çiftit pas një grindje për motive xhelozie. Policia arrestoi sot 34-vjeçarin Bashkim Zogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat