Policia e Shkodrës njofton se ka gjetur të vdekur anës rrugës një shtetas të identifikuar si Vladimir Mustafa. Sipas policisë, Mustafa u gjet në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, ndërsa mësohet të ketë qenë duke ecur me motoçikletë, ka transmetuar BW.
Blutë e qytetit verior dyshojnë se vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë infarkti, por nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë aksidenti me motoçikletë.