Gjyqtari Dehari hetohet nga prokuroria

Kronikë e zezë

Gjyqtari Dehari hetohet nga prokuroria

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 21:33

Gjyqtari i Gjykatës së Qarkut, Mejdi Dehari është duke u hetuar për ndryshimin e ditëlindjes së tij. Ai kishte bërë kërkesë në Ministrinë e Brendshme që të bëhej tre vjet më i ri, për shkak se në qershor do të duhej të dilte në pension. Zyrtarisht, KGJK-ja që nga ajo datë e konsideron si të pensionuar Deharin, i cili nuk është as duke u paguar, por është duke vazhduar punën në Gjykatën e Qarkut.

Një nga gjyqtarët kryesorë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë është duke u hetuar nga prokuroria. Gjyqtari 65- vjeçar Dehari është bërë me dosje, të cilën në prokurori e ka dërguar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat