Elbasan, arrest me burg për dy policët

Kronikë e zezë

Elbasan, arrest me burg për dy policët

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 21:14

Gjykata e rrethit gjyqësor në Elbasan ka dhënë masën e sigurisë së arrestit me burg për policët Sami Derstila dhe Neshat Budani, pasi akuzohen për shpërdorim detyre e madje sipas prokurorisë edhe për bashkëpunim në vrasje. E njëjta masë sigurie ishte dhënë edhe më 18 gusht, kohë kur ata u ndaluan fill pas vrasjes së shtetasit Gentian Beqiri, i cili ruhej me vendim Gjykate. Kërkesa për rivlerësim nga dy uniformat dhe avokatët mbrojtës nuk është marrë në konsideratë në seancën e radhës. Gjyqi në ngarkim të tyre ishte shtyrë dy herë radhazi për mungesë të prokurorëve të çështjes. Dy policët dhe avokatët kanë kërkuar hetim në gjendje të lirë, por kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë nga trupi gjykues. Sami Derstila dhe Neshat Budani akuzohen se nuk kryen detyrën më 15 gusht, ditë kur u ekzekutua në apartament Gentian Beqiri dhe mbeti i vdekur nga dhuna babai i tij Nezir Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat