Vjedhjet e frikshme të identitetit të cilat do t’ju befasojnë...

Kronikë e zezë

Vjedhjet e frikshme të identitetit të cilat do t’ju befasojnë...

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 23:03

Vjedhja e identitetit është një nga veprat kriminale më të përhapura në botë. Duke ia nisur nga ato të “parrezikshme” si është porositja e picës në llogari të huaj, e deri te vjedhjet mjaft serioze të identitetit, të cilat mund të lidhen me vepra më serioze kriminale.

Ju sjellim vjedhjet më të frikshme të identitetit.

8. Arrestimi i Brittany Ossenfort

Brittany Ossenfort ka jetuar jetë tërësisht të qetë me “shoqen” e dhomës Michelle. Janë bërë shoqe shumë të mira. Megjithatë, gjërat kanë filluar të dalin nga kontrolli. Së pari Michelle ka filluar të vishet si Brittany. Pastaj ka ngjyrosur flokët me ngjyrën e njëjtë. Madje edhe ka bërë tatuazh identik me atë që kishte Brittany. Një ditë Brittany ka marrë një telefonatë në të cilën e kanë lajmëruar për të nxjerrë Brittanyn nga burgu. Michelle, në fakt punonte si prostitutë ndërsa emri i saj “artistik” ishte Brittany. Tmerri megjithatë nuk përfundonte me kaq. Michelle ishte transvestit dhe për dy vjet të jetës së tyre të përbashkët e kishte fshehur këtë mjeshtërisht nga Brittany.

Më e çuditshmja është që Brittany nuk mund të fshijë dosjen të cilën ‘ia ka trashur” ish-shoqja e dhomës. Gjithmonë do t’i duhet të mbajë me vete letra, në të cilat shpjegohet që ajo dosje nuk është në fakt e saj, shkruan craced.com.

7. Anndorie Sachs bëhet me bebe

Anndorie Sachs, nënë e katër studentëve në Universitetin në Utah, një ditë pranon një thirrje telefonike nga shërbimi social, ku lajmërohej që është nën hetime, sepse testi i foshnjës së saj të sapolindur ishte pozitiv në metamfetaminë. Meqenëse Anndorie nuk ishte as shtatzënë shërbimit social i kishte thënë që kjo gjë nuk është e vërtetë. Ata nuk e kishin besuar dhe kishte filluar hetimi i plotë, në të cilin askush nuk është kujtuar të bëjë testin e ADN-së në mes Anndorie dhe foshnjës së saj të supozuar.

Në fund ka dalë që automobili i Anndorie ishte i vjedhur dhe që i ishte vjedhur edhe leja e vozitjes. Me të, nëna e foshnjës ka hyrë në spital dhe ka lindur me emrin e saj. Më absurdja është që Anndorie në kartonin e saj të mjekut nuk mund të ndryshojë gjithçka që ka theksuar hajdutja, ndërsa spitali madje e padit për shpenzimet e papaguara të lindjes dhe qëndrimit në spital, që përfshinte faturën prej 10 mijë dollarësh.

6. Nicole McCabe vret kriminelin

Nicole McCabe është australiane e cila dy vjet e gjysmë ka jetuar në Izrael me bashkëshortin, ka qenë shtatzënë dhe me padurim ka pritur ardhjen e foshnjës në botë. Ajo çka e ka çuditur ka qenë lajmi të cilin e ka dëgjuar në radio, që ajo është një prej 26 njerëzve të dyshuar që kanë marrë pjesë në vrasjen e shefit të Hamasit, Mahmoud al-Mabhouh, të cilin policia izraelite e kërkonte për vrasje dhe kontrabandë të armëve. Ka dalë që pasaporta e saj ishte e vjedhur.

Ajo që është e çuditshme është që pasaporta e saj nuk është vjedhur asnjëherë fizikisht, por të dhënat e saj janë nxjerrë nga sistemi me metodën e rastësisë, çka do të thotë që Nicole nuk ka mundur të bëjë asgjë për të parandaluar vjedhjen e identitetit të saj.

5. Harrun Majeed blen picë

Harrun Majeed, veteran i marinës amerikane, ka shkuar deri në ëmbëltore për t’i blerë djalit tortë për ditëlindje. Në parking ka humbur kartelën e vet të kreditit, dhe sapo ka arritur në shtëpi, ka lajmëruar bankën për të raportuar zhdukjen. Nga banka, e kanë njoftuar se si kartela e tij megjithatë tashmë është përdorur për të blerë picë.

Ka thirrur policinë për të lajmëruar vjedhjen. Policia në qendrën tregtare ka gjetur kriminelin, tek i cili në kuletë kanë gjetur disa kartela të vjedhura, ndërsa me të gjithat ka blerë picë. Madje në llogari ka shkruar emrin e vet, thuajse për t’u tallur me policët të cilët nuk mund ta gjenin.

4. Carolyn Owlett në lidhje me fansin

Carolyn Owlett, pop ylli britanik, modele dhe producente, është befasuar jo pak kur ka marrë telefonatë nga mashkulli, i cili i ka shprehur dashuri dhe është habitur kur ajo nuk ia ka kthyer njëjtë. Identitetin e Carolyn e kishte vjedhur një belge e re, e cila kishte krijuar profilin e saj të rremë në Facebook, në të cilin kishte publikuar fotografitë e saj private, dhe ndërkohë ka joshur mashkullin të cilin e ka njoftuar në internet.

3. Martesa e Rosa Vargas

Rosa Vargas para disa vitesh ka humbur certifikatën e lindjes. Më vonë ka marrë vesh që të dhënat e saj janë përdorur që disa meshkuj amerikanojugorë të fitojnë nënshtetësinë amerikane. Këtë gjë e ka marrë vesh kur në të vërtetë ka dashur të martohet dhe i është thënë që tashmë është e martuar, dhe atë dy herë. Ka arritur të anulojë të gjithë martesat e rreme.

2. Simon Bunce blen përmbajtje pornografike

Simon Bunce ka qenë pilot, i cili është i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve, pasi që identitetin ia kishte vjedhur ylli i rockut. E gjithë prona e tij është hetuar, ndërsa kompjuteri ishte konfiskuar. Pasi që është konstatuar gabimi, Simon është liruar nga akuzat, por ka humbur punën dhe jeta e tij pothuajse është shkatërruar.

1. Agjent sekret

Një mashkull ka shkuar në stacionin e policisë, është prezantuar si agjent sekret në detyrë dhe u ka thënë që do të jetojë në shtëpinë e një banori, dhe nëse ndokush do të ankohet ndonjëherë në të, nuk do të kenë nevojë të hetohet rasti, meqenëse ai ka ardhur t’u tregojë se kush është dhe çka duhet të bëjë. Në shtëpinë, të cilën banori legjitim e kishte lëshuar për disa muaj, për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë në një qytet tjetër, agjenti “sekret” është shpërngulur me gruan e vet dhe bënte ndeja për fqinjët, të gjitha nën emrin e njeriut, shtëpia e të cilit ishte me të vërtetë. Më e çuditshmja është që askush nga fqinjët nuk ka dyshuar ndonjë gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat