Në një aksident trafiku humbë jetën 6 vjeçari

Kronikë e zezë

Në një aksident trafiku humbë jetën 6 vjeçari

Më: 8 korrik 2013 Në ora: 10:48

Një person i mitur 6 vjeçar ka humbur jetën dje, si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Kllodernic të komunës së Skenderajt.
Policia e Kosovës raporton se ka ndodhur një aksident trafiku midis një veture me targa vendore dhe një traktori. Si pasojë e aksidentit ka vdekur një i mitur mashkull shqiptar (6 vjeçar) pasagjer që ishte në traktor, ndërsa dy persona tjerë meshkuj shqiptarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët ndihmën mjekësore e marrin në Skenderaj - Mitrovicë e më pas lirohen në shtëpi. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u lirohet familjarëve, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat