Karambol me makina, 4 persona vdesin tragjikisht, 2 prej tyre nënë e bijë

Kronikë e zezë

Karambol me makina, 4 persona vdesin tragjikisht, 2 prej tyre nënë e bijë

Më: 8 korrik 2013 Në ora: 17:47

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në aksin Elbasan – Librazhd ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 4 pasagjerë.

Bilanci tragjik u shënua pak minuta më parë në aksin Librazhd-Elbasan, në afersi të fshatit Xibrakë. Në aksident janë përfshirë tre automjete, një furgon pasagjeresh me targa LB 001A, një maune me targa KO1025A si dhe nje automjet tjetër, tip BMW me targa AA971 EA.

Nga aksidenti kane vdekur 4 persona, tre femra dhe nje burre ndersa ka dhe disa te plagosur.
Dy prej viktimave ishin pasagjerë në vendin e parë të furgonit, ndërsa 2 të tjerë në vendin e dytë, pikërisht aty ku ka qenë edhe goditja fatale e trajlerit c’ka u ka shkaktuar atyre dhe vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se mes të plagosurve, numri dhe identiteti të cilëve ende nuk është saktësuar, është dhe shoferi i furgonit, Eduard Haskurti.
Ky i fundit është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas hetimeve ne vengjarje, mësohet se tre mjetet janë përplasur me njëra tjetrën, në momentin kur mjeti tip BMW, me targë AA 971 EA, ka qenë duke parakaluar në rrugë të drejtë, në aksin rrugor Elbasan –Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë.
Më pas, teksa ka tentuar të parakaloje dhe furgoni por ka tentuar te devijoje duke u përplasur me mjetin tip BMW, dhe më pas me trajlerin, me targa KO 1025 A, kur ky i fundit ishte në rrugën e tij.

Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak, është parakalimi i gabuar i furgonit një prej automjeteve si dhe lagështia në rrugë.

Nderkaq drejtuesi i furgonit, 45-vjecari Eduard Haskuti eshte derguar me plage te renda ne spital.

Vetëm në orët e mbrëmjes është mundësuar identifikimi i 4 prej viktimave. Policia njoftoi se 2 prej të vdekurve nga përplasja fatale janë Fetah Cela 50 vjeç dhe Ryfete Cela, 48-vjeçe. Fetah Cela jetonte në Kras te Elbasanit ndërsa Cela në Kamëz. Ndersa dy viktimat e tjera jane Nasibe Shehi 69 vjeç dhe Salushe Kullasi 49 vjeç, nënë e bijë. (bw(

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat