Kavajë, furgoni përplaset me 2 automjete, dyshohet për 2 viktima

Kronikë e zezë

Kavajë, furgoni përplaset me 2 automjete, dyshohet për 2 viktima

Më: 13 korrik 2013 Në ora: 18:25

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e pasdites së sotme në hyrje të Kavajës. Mesohet se një furgon pasagjerësh është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje tek rreth-rrotullimi në hyrje të qytetit.
Si pasojë e përplasjes dyshohet se ka 2 viktima dhe disa të plagosur, ndërsa policia bën me dije se në aksident është përfshirë edhe një automjtet i tretë.
Si rezultat i aksidentit është krijuar dhe një anomali trafiku, ku shënohen radhë të gjata automjetesh. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimave dhe të plagosuerve nga aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat