Aksident në Ohër, 2 të vdekur dhe 5 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Ohër, 2 të vdekur dhe 5 të lënduar

Më: 5 gusht 2013 Në ora: 07:33

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19.00 në dalje të qytetit të Ohrit, në afërsi të fshatit Botun.
Në këtë aksident humbën jetën 2 persona ndërsa janë lënduar pesë të tjerë.
Sipas mediave lokale, aksidenti ka ndodhur teksa janë përplasur një makinë "Peugot 206" me targa të Prilepit dhe një xhip me targa amerikane.
Të vdekurit në këtë aksident janë 29-vjeçari Darko A. nga Prilepi dhe 30-vjeçarja Mirjana C. nga Tetova.
Me lëndime më të lehta kanë kaluar drejtuesi i xhipit em targa amerikane Nexhbedin M. (55), dhe Eda M. (50), që të dy nga Kërçova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat