115 aksidente brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

115 aksidente brenda 24 orëve

Më: 7 gusht 2013 Në ora: 15:04

Brenda njëzetekatër orëve të fundit ka pasur një mori aksidentesh në trafik të cilat kanë përfunduar me fatalitet, të lënduar e dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës kanë ndodhur 115 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 33 me persona të lënduar dhe 81 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, brenda njëzetekatër orëve janë shqiptuar 825 gjoba në trafik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat