159 aksidente trafiku brenda ditës

Kronikë e zezë

159 aksidente trafiku brenda ditës

Më: 8 gusht 2013 Në ora: 12:40

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë regjistruar 159 aksidente trafiku në gjithë territorin e vendit.

Një aksident ka përfunduar me pasoja fatale, 28 me persona të lënduar dhe 130 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që te kenë kujdes të shtuar pasi që vetëm gjatë muajit korrik kanë ndodhur dhjetë aksidente me pasoja fatale.

Brenda ditës janë shqiptuar po ashtu 774 tiketa kundervajtëse ndaj atyre që kanë thyer rregullat e trafikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat