Aksidente trafiku, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksidente trafiku, katër të lënduar

Më: 11 gusht 2013 Në ora: 12:16

Rr. Carralevë-Komoran,. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy veturave njëra me ngasës mashkull K/Shqiptar ndërsa tjetra NN pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe një pasagjere femër K/Shqiptare, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas tretmanit janë liruar në shtëpi pasi që nuk ishin në rrezik jete.
Fsh. Ballofc, Podujevë. Është raportuar për një aksident trafiku deri sa ngasësi mashkull K/Shqiptar ka dalë jashtë rrugës me veturën e tij. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe një pasagjere femër K/Shqiptare, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe ngasësi është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm ndërsa pasagjerja është liruar në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat