Policia e Gjirokastrës bllokon botet me ujë për parcelat me hashash në Lazarat

Kronikë e zezë

Policia e Gjirokastrës bllokon botet me ujë për parcelat me hashash në Lazarat

Më: 13 gusht 2013 Në ora: 13:31

Policia e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit bëri bllokimin e makinave me pleh dhe boteve me ujë që hyjnë në Lazarat për kultivimin e kanabisit.
Pese kamionë me pleh dhe ujë janë penguar dhe 58 shtetas që udhëtonin në drejtim të Lazaratit per te punuar, u shoqeruan nga policia.
Efektivët e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Gjirokastër kanë nisur aksionin për bllokimin e boteve me ujë e pleh që hyjnë në Lazarat për të kultivuar kanabis.
Gjithashtu edhe për të bllokuar punëtorët që hyjnë në Lazarat që nga informacionet tona që disponojmë këta shtetas punojnë për të kultivuar kanabis. Operacioni vijon ende, njoftoi policia lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat