Aksident me pasojë vdekjen në Mirditë, humb jetën këmbësori

Kronikë e zezë

Aksident me pasojë vdekjen në Mirditë, humb jetën këmbësori

Më: 4 janar 2014 Në ora: 11:58

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Mirditë, ku viktima është identifikuar si Nikoll Tuçi.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se viktima ka qenë duke kapërcyer rrugën në momentin që një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe e ka përplasur fatalisht.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Gziq, ku makina me targa SG 334604, e drejtuar nga shtetasi kosovar Shaqir Krasniqi ka përplasur kalimtarin.

Lidhur me këtë rast forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke shoqëruar drejtuesin e automjetit, ndërsa po punohet për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit.noa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat