Pejë, krimi godet përsëri, vritet nxënësi 17 vjeçar

Kronikë e zezë

Pejë, krimi godet përsëri, vritet nxënësi 17 vjeçar

Më: 6 shkurt 2014 Në ora: 23:09

Granit Kelmendi, 17 vjeç, nxënës i shkollës Ekonomike në Pejë, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë.
Incidenti kishte ndodhur rreth orës 18:00 në stacionin e autobusëve në Pejë.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, 15 dhe 18 vjeç.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka treguar se dy persona me iniciale të njëjta M. D., njëri 15 e tjetri 18 vjeçar janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim. Ibraj nuk mundur të tregojë për motivet që kanë çuar deri te kjo vrasje, por ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. “Fillimisht disa të rinj kanë nisur të rrihen mes vete. Policia i është përgjigjur rastit por nuk ka takuar askënd në vendin ku fillimisht ka nisur ngjarja. Ka vazhduar në kërkim dhe në rrugën ‘Tahir Dema’ ka takuar tre dëshmitarë që e kanë njoftuar policinë se një person i plagosur me thikë është nisur për në Spitalin Rajonal”.

Mjeku kujdestar kishte urdhëruar që i lënduari me urgjencë të niset për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të plagëve të rënda.

“Rreth orës 19:49 mjeku ka konfirmuar vdekjen e tij, viktima G. K. (97)”, ka thënë Ibraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat