Asgjësohen 1000 rrënjë kanabis sativa në Tepelenë

Kronikë e zezë

Asgjësohen 1000 rrënjë kanabis sativa në Tepelenë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:30

Janë zbuluar dy parcela me hashash ditën e sotme në zonën e Kurveleshit, ku janë asgjësuar rreth 1000 rrënjë bimë narkotike.

Policia e Tepelenës ka bërë të mundur sekuestrimin e lëndës narkotike në vendin e quajtur Blloku i mollëve te Ura e Progonatit, në përroin që vjen nga malet e Golemit.

1000 rrënjët e kanabis sativa kishin një lartësi prej 20 deri 60 cm. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të hashashit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat