Asgjësohen 308 bimë narkotike, në pranga 2 persona

Kronikë e zezë

Asgjësohen 308 bimë narkotike, në pranga 2 persona

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:27

Policia e Beratit ka mundësuar sot ndalimin e dy shtetasve dhe asgjësimin e 308 bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Start 2015”, forcat blu kanë ushtruar një kontroll në fshatin Levan të komunës Sinjë. Grupi hetimor ka zbuluar e asgjësuar sasinë e bimëve narkotike në vendin e quajtur “Gryka e Moqales”, dhe lartësia e këtyre bimëve arrinte nga 30 deri në 90 cm.

Gjithashtu, është bërë e mundur edhe arrestimi i dy shtetasve, Mehmet Osmenaj, 36 vjeç dhe Avdyl Osmenaj 42 vjeç, të dy banues në Levan të Beratit. Dy të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorët e kultivimit të 308 rrënjëve narkotike.

Këto materiale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për procedurat e mëtejshme në lidhje me veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat