Kontrolle në veri dhe jug, Sekuestrohen 2952 bimë kanabis në Vlorë dhe Shkodër, asgjesohen me djegie

Kronikë e zezë

Kontrolle në veri dhe jug, Sekuestrohen 2952 bimë kanabis në Vlorë dhe Shkodër, asgjesohen me djegie

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 09:20

Vijon operacioni antikanabis në jug dhe veri të vendit. Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Dushkaraku”, në sajë të cilit janë zbuluar dhe asgjësuar 17 parcela me 2672 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
Lënda narkotike u zbulua ne fshatin Dushkarak, në vendet e quajtura lumi i Dushkarakut, Korija e Qazimit dhe Gropa e Dheplrës.”
Në këto vende, ishin të hapura 17-parcela posaçërisht për mbjelljen e këtyre bimëve narkotike ku lartësia e tyre varionte nga 10 cm deri në 130 cm.
Policia ka bërë asgjesimin e plotë të bimëve narkotike, ndërsa po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.
Ndërkaq në Shkodër blutë kanë asgjesuar katër parcela me 280 bimë kanabis.
Në vëndin e quajtur “Përroi i lagjes Geraj”, në fshatin Mazrek, në komunën Gur i Zi, në Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan katër parcela me 230 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Në vëndin e quajtur “Përroi i Kishës”, në fshatin Vig, në komunën Vig Mnelë Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 1 parcelë me 50 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Për të dy këto raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat