Mund të jetë vrasës, por a duhet trajtuar si njeri?

Kronikë e zezë

Mund të jetë vrasës, por a duhet trajtuar si njeri?

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 21:00

Sokol Mjacaj, 20-vjeçari i pandehur për vrasjen e dy turistëve të pafajshëm çekë në zonën e Dukagjinit, është paraqitur sot në Gjykatën e Shkodrës, ku i është konfirmuar masa e arrestit me burg, në pritje të zhvillimit të gjyqit për të.

Mjacaj e ka pranuar krimin, por mbetet i pafajshëm ligjërisht, për sa kohë gjykata nuk e ka shpallur ende fajtor.

Mjacaj ishte dënuar me 5 vjet burgim kur ishte 15-vjeç, për pjesmarrje në vrasjen e një të mituri, për arsye banale, ndaj nëse do të vërtetohet krimi ndaj çekëve do të jemi përballë një përsëritësi, një personi me precedentë dhe prirje të rrezikshme kriminale.

Për trajtimin e tij me dorë të butë kur ishte adoleshent është vënë nën akuzë gjykata e asaj kohe, ndërsa për mosmbikqyrjen e tij gjatë periudhës së lirimit (kishte rrett 1 muaj që kishte lënë burgun) është fajësuar policia.

Ndërkohë ai sot u paraqit në gjykatë si një dordolec, me duar të lidhura dhe me një kapuç prej grabitësi dhe një antiplumb që duket se ia kishin të vënë me zor në trup.

Sado që këto mund të jenë masa sigurie (duhet provuar gjithsesi se jeta e tij është në rrezik), ai sot u duk i poshtëruar dhe i paragjykuar nga instancat shtetërore, të cilat u duk gati se kishin një prirje ta paraqisnin me çdo kusht si një kriminel që nuk ka asnjë të drejtë.

Krimi i tij, nëse vërtetohet nga gjykata, është makabër dhe i dënuashëm maksimalisht. Por gjithsesi Mjacaj mbetet një njeri, të cilin institucionet shtetërore kanë për detyrë ta trahtojnë si të tillë dhe jo ashtu siç ai trajtoi çekët e gjorë.

Nëse Mjacaj e ka bërë atë krim të tmerrshëm, vetë Shteti gjithsesi nuk mund të bjerë në asnjë mënyrë as në minimumin e nivelit të keqbërësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat